Bislimi flet për ceremoninë e varrimit të Albright: Ishte madhështore, siç ishte vetë ajo

Aktuale

Bislimi flet për ceremoninë e varrimit të Albright: Ishte madhështore, siç ishte vetë ajo

Më: 28 prill 2022 Në ora: 06:36
Madeleine Albright

Më shumë se njëmijë e 400 personalitete dhe zyrtarë qeveritarë kanë marrë pjesë në funeralin e Madeleine Albright, të mërkurën, duke bërë nderime për gruan e parë që shërbeu si sekretare e shtetit, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 84-vjeçare.

Në mesin e tyre ishte edhe Faton Bislimi, anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili tha se ishte një ceremoni madhështore në një lidhje direkte në Info Magazine.

“Gjithçka është madhështore në kuptimin edhe të organizimit, por edhe të rregullave strikte që duhet ndjekur për shkak të protokollit shtetëror, kur kihet parasysh prezenca e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dy ish-presidentë Clinton dhe Obama dhe personaliteteve të tjera të njohura nga mbarë bota”.

“Gjithçka është ashtu siç e meriton zonja Albright – ishte madhështore për zonjën madhështore, siç ishte vetë Albright”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat