Edhe Avdyli reagon pas sharjes së Tahirit, ka një kërkesë interesante: T’i vendoset shurdhuese…

Aktuale

Edhe Avdyli reagon pas sharjes së Tahirit, ka një kërkesë interesante: T’i vendoset shurdhuese…

Nga: A.M. Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:09
Abelard Tahiri.

Edhe deputeti nga radhët e ‘Listës Guxo’, Haxhi Avdyli ka reaguar pas sharjes në Kuvend nga ana e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai kërkoi që të sanksionohet gjuha e rrugaqëve nga Kuvendi, derisa kërko që fjalimeve të Abelardit t’iu vendoset shurdhuese.

“Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik”, shkroi Avdyli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gjuha e rrugaqëve duhet të sanksionohet në tempullin e demokracisë. Kjo gjuhë fyese e kriminale e përdorur nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së nuk flet veq për nervozën dhe hallin e madhë që kanë këta që qytetari i dërgoi në harresë historike, por flet për mendësinë, edukatën dhe mënyrën e tyre të jetesës e veprimtarisë së tyre të përditshme.

Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat