Zemaj-VV-së: Merrni edhe hamamoviqat, fazliqat e stanishiqat, çoni në prokurori

Aktuale

Zemaj-VV-së: Merrni edhe hamamoviqat, fazliqat e stanishiqat, çoni në prokurori

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:44
Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, akuzoi deputetët e LVV-së se po fshehin diçka të madhe, në lidhje me moskrijimin e Komisionit Hetimor.

“Mendoj se sa më shumë që po barikadoni për mos lejimin e këtij Komisoni Hetimor,  jo vetëm që po i ngritni dyshimet, por kam frikë se me të vërtetë po fshehet diçka e madhe. Nuk mund të bllokoni komisionet hetimore parlamentare në emër të inicimit të grupit të tematikës, sepse e bllokoni demokracinë”, u shpreh Zemaj.

“Të jeni të vëmendshëm, sepse po bëheni pjesë, me qëllim apo pa qëllim, e ndonjë fshehje, e cila mund të jetë vepër penale, apo e korrupsionit. Me këto bllokada nuk po dilni serioz as nuk po tregoni përkushtim për luftimin e të keqes”.

Tutje Zemaj u lëshua në fjalor, duke përmendur disa shprehje që nuk përkojnë fare me fjalorin e gjuhës shqipe.

“A jeni ju që në ditën e parë që keni ardhur në pushtet në Prishtinë, i keni dërguar në prokurori 70 dosje? Merrni dosjet e KEK-ut, e keni kryeshefen, e keni bordin, krejt janë nën logon e LVV-së, dërgoni në prokurori, pse po i lejoni me hy në parashkrim, pse po kërkoni Komision Hetimor? Merrni dhe dërgoni krejt dosjet e blerjes së energjisë elektrike, edhe me at Genin, edhe me Genoxin, edhe me hamamoviqat e fazliqat e stanishiqat e rankoviqat, çoni në prokurori, e keni instrumentin, e keni pushtetin. Pse po kërkoni hetim parlamentar, zgjerim të kompetencës së hetimeve”, tha deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat