Abazoviq kryeministër, reagon Krasniqi: Lajm i shkëlqyer

Aktuale

Abazoviq kryeministër, reagon Krasniqi: Lajm i shkëlqyer

Më: 28 prill 2022 Në ora: 20:44
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit si kryeministër i ri i Mali të Zi.

Duke e quajtur lajm të shkëlqyer për Malin e Zi, Krasniqi shkroi se ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq .

Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë. Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat