Debatoi ashpër me Vetëvendosjen, reagon Milazim Krasniqi: Të lumtë babush

Aktuale

Debatoi ashpër me Vetëvendosjen, reagon Milazim Krasniqi: Të lumtë babush

Më: 28 prill 2022 Në ora: 20:53
Milazim Krasniqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është përfshirë ashpër në debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Ai më pas ka reaguar edhe përmes Facebook-ut duke shkruar se “Lëvizja Vetëvendosje ende po insistojnë që të bllokojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën e energjisë, por duhet ta dinë që këtë hetim mund ta vonojnë, por nuk do të mund ta ndalojnë”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar profesori universitar dhe babai i deputetit, Milazim Krasniqi duke e lavdëruar atë.

“Të lumtë, babush. Je krenaria e familjes dhe e mbarë Kosovës”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat