Flet familjari i të vrarit në Klinë: Baci Fazli nuk dha jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit

Aktuale

Flet familjari i të vrarit në Klinë: Baci Fazli nuk dha jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit

Nga: H.O. Më: 29 prill 2022 Në ora: 09:16
Fazli Hoxha

Fazli Hoxha ka mbetur i vrarë mbrëmë në Klinë pas disa të shtënave me armë që janë dëgjuar pas orës 20, ndërsa dy vëllezërit e tij kanë mbetur të plagosur.

Për rastin e tij dhe historinë e familjes, ka treguar përmes një postimi në Facebook një familjar i tij, Adriatik Hoxha.

Ai shkruan se babai i djalit të vrarë që mbante të njëjtin emër, Fazli Hoxha ka vdekur si dëshmor para 23 viteve, pak muaj para se të lindte djali i tij.

Mirëpo, ai shkruan se Fazliu nuk e dha jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit.

Lexoni më poshtë përshkrimin e dhimbshëm:

Para 23 vitev Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, që gjenerata e  ardhshme të jetojnë të  lirë dhe  pa frikë.

Pas vrasjes  së Bacit  Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne  familjen Hoxhaj (lindi nje  djalë qe e pagëzuan me emrin  e  babait  te  vrarë ne  masakren e  Gullbocit).

Por baci  Fazli nuk  e  dha  jetën  qe  sot  pas  23  viteve t’i vritet djali në pabesi nga  dora e shqiptarit .

Çdo problem ka një  zgjidhje, por jo me vrasje .

Mos i  gjakos duart sepse do të mallkohesh .

Sonte nëna e dikujt vajton, e ti a po ndihesh i qetë ?

Nesër mund të vajtoj edhe nëna jote andaj  STOP VËLLAVRASJEVE.

Mallku  qoftë ajo dorë qe i mori jetën një djali te ri te etur për dije, student i dalluar i veçantë në sjellje dhe plotë energji për te ardhmen!!

ALLAHU të bashkoftë në xhenet me Babin tënd Fazliun qe ra shehid për ketë  tokë .

Do na  mungosh gjithmonë  Vllaqko 💔😢😢😢🤲

Ngushëllimet më teë sinqerta familjes Hoxhaj 😢💔🤲

Fazli Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat