Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe

Aktuale

Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:32 Përditësuar në ora: 15:37 më 29.04.2022
Lumir Abdixhiku

Muhaxheri: LDK do të dal me qëndrime që do të jenë udhërrëfyese të ligjit e sigurisë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se në këtë Konventë të partisë kanë filluar bisedimet për siguri të rendit publik në Kosovë.

Ai tha se LDK do të dal me qëndrime të cilat do të jenë udhërrëfyese të ligjit e sigurisë .

Ne sapo kemi filluar bisedat për siguri të rendit publik në Kosovë.

Në bazë të diskutimeve brenda strukturave në LDK do të dalim me qëndrime që do të jenë udhërrëfyese të ligjit e sigurisë”, tha ai.

Gashi jep detaje për Konventën e LDK-së: Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin e partisë

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për pjesë e parë të Konventës së kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë. Tha se me panelistët e LDK-së kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja dhe Kosova.

Sot po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova.

Paneli i parë ishte për temë të djathtës dhe diskutuam alternativat e saj. Ne u dakorduam me penalistë se LDK-ja e sotme është trashëgimtare e dinjitetshme. Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin. Bashkërisht do të punojmë me grupe ekspertesh”, tha Gashi.

Zotëri Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK-së dhe kanë pasur ftesë të vijnë”, tha Gashi derisa u pyet për mungesën e tyre në këtë konventë.

Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se arsyeja e thirrjes së Konventës së partisë është nisja e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën.

Për gjatë dy ditëve, Abdixhiku tha se fokusohen në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë.

Arsyet e thirrjes së konventës për nisjen e programit tonë ideologjike e politikbërjes sonë. Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese. Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”, tha Abdixhiku.

Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së  vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, tha tutje ai.

Fillon konventa programore e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të premte ka nisur konventën e saj programore me temën: “Lidhja për të ardhmen”.

Në këtë konventë, në LDK thonë se do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.

Në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konventa do të mbahet edhe nesër në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat