Richard Kremer për REL: Izolimi i Rusisë zvogëlon hapësirën manovruese të Vuçiqit që ndodhet në situatë të rëndë

Aktuale

Richard Kremer për REL: Izolimi i Rusisë zvogëlon hapësirën manovruese të Vuçiqit që ndodhet në situatë të rëndë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:51
Adem Bytyçi

Për Serbinë është e paqëndrueshme praktika e deritashme e Vuçiqit që të ec rrugës së integrimit evropian e në të njëjtën kohë të ruaj lidhjet e afërta me Rusinë, ka vlerësuar për “Radio Evropa e Lirë (REL)” Richard Kremer bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për vlera evropiane edhe politika të sigurisë në Pragë.

Kremer në tekstin autorial “Serbia në prag”, ndër tjera nxjerr tezën se invadimi rus i ka dhënë fund balancimit të Serbisë mes lindjes e perëndimit, duke mbështetur qëndrimin se nëse Beogradi zyrtar nuk përgjigjet me përkushtim mbështetjes evropiane dhe ShBA-ve atëherë perëndimi duhet të tërhiqet politikisht, financiarisht dhe nga ndihma ushtarake për Serbinë.

"Nuk mendoj se qeveritë perëndimore i bëjnë Serbisë ndonjë shërbim me atë se vazhdojnë ta lejojnë që ajo të jetë diku ndërmjet, kjo mundëson një seri rreziqesh për sigurinë e bashkësisë euroatlantike “, tha Kremer.

Ai shprehet se„Mund të vazhdohnl sikur deri tash dhe edhe më tutje do të kemi rrezik dhe nuk ndryshon asgjë. Apo mund të themi: kemi punuar gjatë në këët dhe me të vërtetë duam të ndihmojmë, por nga ju zotëri Vuçiq nuk po shohim rezultate nga ajo që investuam, si pasojë po ndërpremë marrëveshjen tonë “.

Përpjekjne ruse për “shitjen” e narrativit të asaj që ndodhë në Ukrainë ndryshe tek qytetarët e vetë e ndryshe jashtë kufijve, duket se ndaj perëndimit kanë humbur betejën dhe kjo nxit forcimin e narrativit në opinionin brendshëm.

"Kjo nuk është mirë për Vuçiqin, gjendjen e të cilit nuk ia kam zili. Ai është në situatë të rëndë, për çka pjesërisht është vetë fajtor dhe përgjegjës i veprimeve të veta, e pjesërisht ngjarjet para se ai të vinte në pushtet. Thelbi është se për shkaqe kulturore, historike dhe atyre moderne si politika e ekonomia Serbia është aleat i afërt me Rusinë, kështu që në njërn anë ai do vazhdoj rrugën me të cilën shumë qytetarë të Serbisë besojnë se i ndihmon Serbisë për zhvillim ekonomik e kjo nënkupton thellimin e raportit me perëndimin. Por kjo do ketë çmim emocional edhe psikologjik për atë pjesë të popullit serb që konsiderojnë se Serbia ka lidhje të veçanta me Rusinë” thotë Kremer.

Ndarjen e SNS nga partneri i koalicionit SPS e orientuar pro-ruse është manovrim inteligjent.

"Këtë e shoh si manovrim taktik inteligjent të ngjashëm me hapat e kaluar që të kënaqet Moska dhe të zbutet perëndimi. Në këtë kontest, dënimi i invadimit u përcoll me inkurajim, por në anën tjetër u rritën fluturimet mes Beogradit edhe Moskës, ndërsa sipas portalit Euroaktiv janë mbi 300 kompani q u regjistruan gjatë kësaj kohe në Serbi” thotë Kremer për REL.

Riçard Kremer është kryetar u Aleancës ShBA-Evropë dhe bashkëpunëtor i programit Euro-Azia në Institutin për politikë të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat