Babai kërkon ndihmë për djalin 9-vjeçar, i duhen edhe 60 mijë euro

Aktuale

Babai kërkon ndihmë për djalin 9-vjeçar, i duhen edhe 60 mijë euro

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:23
Trojan Kajdomqaj

Trojan Kajdomqaj, 9-vjeçar nga Gjakova, ka nevojë për ndihmë për të përballuar shërimin e tij jashtë vendit. Për këtë i nevojiten 60 mijë euro. Trojanit pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Kosovë, të cilat i janë bërë pasi me vonesë u diagnostikua se kishte probleme shëndetësore me zorrën qorre, iu është përkeqësuar dhe në gjendje kome është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin privat në Shkup.

E deri më tani trajtimi në këtë spital ka arritur shifrën mbi 110 mijë euro, ku me ndihmën e shqiptarëve zemërmirë, familjarët kanë arritur t’i sigurojnë 50 mijë euro, por tashmë familja e tij kërkon ndihmë për të siguruar edhe 60 mijë euro të tjera pasi vetë nuk po mund t’ia dalin për të paguar këtë shumë.

Problemet shëndetësore të 9-vjeçarit kanë nisur më 12 shkurt të këtij viti pas disa simptomave që i kishte si dhimbje dhe fyerja barku. Babai Tahir Kajdomqaj tregon për KosovaPress të gjithë trajtimin spitalor që e mori djali i tij në institucionet shëndetësore kosovare ndonëse shprehet se u diagnostikua me vonesë.

Sipas tij, pas vonesës në trajtim të duhur spitalor, djali i tij u ballafaqua edhe me sepsa. Kajdomqaj thotë se aktualisht gjendja e djalit të tij është shumë më e mirë dhe për herë të parë Trojani pas dy muajsh ka hedh hapat e parë dhe ka parë dritën me sy.

Kajdomqaj: Djali për momentin është në gjendje më të mirë por ndodhet ende në Shkup

“Për momentin djalin e kam akoma në Shkup në ‘Sistinë’, Trojani është shumë në gjendje më të mirë rrezikun për jetë e ka kaluar dhe dje ka qenë dita e parë kur Trojani ka ecur dhe e ka parë dritën me sy....Trojani për shkak të zorrës qorre që i ka shpërthyer shumë më herët më datën 5 shkurt ditë e shtunë e kemi pasur Trojanin në ambulantë, ambulanten e Gjakovës ka konstatuar që Trojani është helmuar nga ushqimi dhe kemi vazhduar me terapinë e ambulantës dhe prapë më 7 shkurt ditë e hënë e kemi dërguar prapë në ambulantë dhe ka qenë një mjeke tjetër e ka parë të arsyeshme të vazhdojë me atë terapi, qëndroi Trojani dhe rasti ke i vonuar 5-6 ditë me zorrë qorre të shpërthyer dhe krejt rasti ka qenë për shkak të rastit të vonuar që ka qenë zorra qorre. Më datën 9 (shkurt) Trojani është operuar në Gjakovë edhe dy orë ka zgjatur operimi deri më datën 13 ka qëndruar në Gjakovë dhe më pas mjekët e Gjakovës kanë parë të arsyeshme që Trojani duhet të dërgohet në Prishtinë në QKUK.... Më 12 shkurt Trojani ka hyrë prapë në operim në orën 13:30 aty ka zgjatur operimi deri në 4 orë e gjysmë, edhe mjeku doli na tha se është në gjendje të rëndë sa që tha se duhet me fut prapë në operim”, tha ai.

E meqenëse në spitalin privat Trojan Kajdomqaj ka marr trajtim mjekësor që nga muaji mars shifra për trajtim spitalor deri më sot është rritur në 110 mijë euro. E babai i tij në këto ditë kur jemi afër festave bënë thirrje tek të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojnë financiarisht për të siguruar rreth 60 mijë euro me qëllim që djalin e tij ta largojë nga spitali privat në Shkup për të kaluar festën pranë familjes.

Kajdomqaj: Afërsisht edhe 70 mijë euro nevojitet për trajtim të Trojanit

“Trojanit i ka shkuar shifra në 100 mijë e 637 euro, kurse dje që isha në Shkup në ‘Sistina’ me pa Trojanin e ka kaluar 110 mijëshen, në shtator Trojani ka me u bë prapë operim stomën që e ka jashtë për nevojë të madhe... I bëj thirrje krejt shqiptarëve kudo që janë që të më ndihmojnë edhe në këtë rast edhe një të shtyrë që ta marr Trojanin dhe ta sjelli në shtëpi sepse për momentin Trojanin atje e kam ende, edhe për këtë ditë Bajrami sikurse krejt prindërit që i kanë fëmijët nëpër shtëpitë e veta që ta kem edhe unë. Do ta bëjmë një lutje në spital nëse na pranon spitali me na e lirua Trojanin për ditën e Bajramit ashtu mendojmë nëse na lejojnë...  Për momentin siç po shihet deri në 60 mijë euro se 55 janë të paguara dje e kam shikuar dokumentin është mbi 110 mijë nëse rrinë Trojani edhe 2 javë ajo do të rritet prapë. Ma merr mendja që 60 mijë deri në 70 mijë do të kushtojë jashtë asaj që Trojani do të bëhet operacion në shtator”, theksoi ai.

Babai i Trojanit, Tahir Kajdomqaj thotë se në mungesë të tri nënshkrimeve të mjekëve të QKUK-së, të cilët e kanë operuar, djali i tij në Klinikën e Kirurgjisë dhe Mjekimin Intensiv nuk po mund të kërkojnë ndihmë nga Fondi për Sigurime Shëndetësore.

Ai thotë se mjekët po arsyetohen për mosdhënie të nënshkrimeve duke thënë se prindërit e Trojanit vullnetarisht e kanë larguar nga spitali djalin e tyre për trajtim jashtë vendit.

Kajdomqaj: Në mungesë të tri nënshkrimeve nga mjekët në QKUK po mund të sigurojmë ndihmë nga shteti

“Ne vullnetarisht e kemi nxjerr Trojanin është e saktë, dokumentin shoqja ime e ka kërkuar sjellmani një dokument me tri nënshkrime që kamë me dërgua Trojanin jashtë vendit, na kanë thënë dërgojeni kur të vini e merrni gatshëm, kur kam ardhur me 10 mars nuk ma kanë dhënë më kanë thënë djalin vullnetarisht e ke dërguar atje.... Pa dokumentin e spitalit me tri nënshkrime asnjë pare nuk e merr unë kam bërë ankesat mi kanë kthyer të dyja palët negative Intensiva dhe Kirurgjia më kanë thënë e ke nxjerr vullnetarisht ”, theksoi ai.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Trojan Kajdomqaj mund të bëjnë përmes kësaj xhirollogarie bankare në Raiffaisen Bank: 1505001003580256 ose duke kontaktuar babin e tij, Tahir Kajdomqaj në numrin e telefonit: 045 340 484.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat