Kjo është detyra që drejtori i policisë duhet ta qojë deri në fund

Aktuale

Kjo është detyra që drejtori i policisë duhet ta qojë deri në fund

Më: 30 prill 2022 Në ora: 08:13
Samedin Mehmeti

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti duhet të fokusohet në rrjedhën e reformave në polici.

Ibishi këtë e ka konsideruar si një detyrë që Samedin Mehmeti, duhet ta qojë deri në fund.

“Duhet të ketë vetëm parasysh që  edhe reformat duhet krahas krejt kësaj situate sado e tensionuar me situatën në Ukrainë, por edhe tendencat e tensionet pra në rajon, ai duhet ma tepër të fokusohet në rrjedhën  e reformave në polici.

Mandej rifreskimin e policisë zgjidhjen e metodave të punës që pak është bo atëherë pra lidhur me format veprimit të policisë së Kosovës, që duhet të standardizohen pra edhe aty është një detyrë që duhet ai ta qojë deri në fund” tha eksperti i  sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat