“Ramush, ty s’tka metë hapsinë mi kit tokë me folë për kurgjo!”/ Haradinajt i vjen një reagim i ashpër

Aktuale

“Ramush, ty s’tka metë hapsinë mi kit tokë me folë për kurgjo!”/ Haradinajt i vjen një reagim i ashpër

Nga: A.M. Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:14
Ramush Haradinaj

Këto ditë u raportuar se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti si këshilltar biznesmenin, Gazmend Abrashin që si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe deputeti i ‘Listës Guxo’, Bardhyl Meta.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi ashpër Haradinajn, ku kërkoi nga ai që më të mos flasë asgjë.

“Ti, munesh me fole veç para t'99 -tës, edhe veç me qatë munesh mu krenu, ti me veten e na me ty. Edhe mos gabo me shkarku e me largu këtë tipin, se ty tvyne!”, ishin fjalët e Metës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ramush, ty s'tka mete hapsine mi kit toke me fole per kurgjo. Ja ke mshel krejt dyrte vetes me t'bamat e tua! Ti, munesh me fole vec para t'99 -tes, edhe vec me qate munesh mu krenu, ti me veten e na me ty. Edhe mos gabo me shkarku e me largu kete tipin, se ty tvyne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat