Festa e Fitër Bajramit, Haradinaj viziton BIK-un

Aktuale

Festa e Fitër Bajramit, Haradinaj viziton BIK-un

Më: 2 maj 2022 Në ora: 10:05
Ramush Haradinaj në BIK

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Nga aty, Haradinaj ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit.

“Kam nderin që në emër të AAK-së të urojmë festën e Fitër Bajramit Myftiut Tërrnava, Bashkësisë Islame, gjithë shqiptarëve besimtar mysliman që e festojnë Bajramin, me fat Bajrami. Lutim Zotin ta pranoj agjërimin të gjithë atyre qe kanë agjëruar”, ka thënë Haradinaj.

BIK-un gjatë ditës e ka vizituar edhe Don Lush Gjergji dhe Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat