Meselja me “dreqër”: Si në fund si në krye i ke njejtë/ Analisti i reagon ashpër Abdullahut të PDK-së

Aktuale

Meselja me “dreqër”: Si në fund si në krye i ke njejtë/ Analisti i reagon ashpër Abdullahut të PDK-së

Nga: A.SH Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:54
Faton Abdullahu

Në seancën e Kuvnedit të Kosovës, debati është degarduar aq shumë deri në sharje.

Dhe këtë e bëri shefi i Grupit Parlamentiar të PDK-së, duke i sharë deputetët e pozitës.

Zëdhënsëi i PDK-së, në një emision kishte deklaruar se “Ajo cka ndodhi në Parlament është krejt normale dhe duhet të priten reagime të ngjashme në kuptimin opozitar, në kuptimin e demaskimit se cka po bëhet. Pra asgjë nuk kishte të jashtëzakonshme, është opozitarizëm që qytetarët e Kosovës tash e tutje duhet të mësohen”

Për këtë analisti Skënder Mulliqi, i cili ka thënë se, se Kuvendi nuk është klub cirku apo klub bixhozi.

Sipas tij, PDK-ja të gjithë mendojnë njejtë.

Shkrimi i plotë:

Të gjitha thëniet që burojnë nga populli kanë taban, dhe siç thonë as topi si luan. E kishte pas qitur njëri një thes me dreqër në treg me shitë, dhe një blerës i thotë “a ma zgjedh një,” ai që i kishte dërguar për t’i shitë i thotë “dashamirë si në fund si në krye i ke njejtë”.

Edhe këta nga PDK duket se mendojnë të gjithë njejtë. Nuk e di se si zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se sharja me rob, e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit në kuvend, është opozitarizë!

Kuvendi z. Abdullahu nuk është klub cirku apo klub bixhozi, siç është shëndërruar që shumë kohë, se kuvendar ka arritur të bëhet gjithkush pas luftës! Janë bërë kuvendar shumë yryshnikë, që tybe se dinë se çka është opozitarizmi, dhe nuk dinë çka është as Parlamenti! Populli nuk i ka zgjedhur për sharje dhe incidente të ndërsjella, por për të sjellë ligje. Të quash sharjen e Abelardit reagim normal kjo nuk ka jusitifikim për njerëzit serioz të politikës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat