Alma Lama: Zelenskyy t`i drejtohet edhe parlamentit të Kosovës

Aktuale

Alma Lama: Zelenskyy t`i drejtohet edhe parlamentit të Kosovës

Nga: M.L. Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:14
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që t`i dërgojë ftesë presidentit të Ukrainës për t’iu drejtuar parlamentit dhe popullit të Kosovës.

Po ashtu, Lama ka shkruar se Ukrainës duhet t`i mundësohet sjellja e më shumë refugjatëve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet t’i dërgoj gjithashtu një ftese presidentit të Ukrainës për t’iu drejtuar parlamentit dhe popullit të Kosovës. Krahas kësaj, duhet edhe t’i ofrohet mundësia për të sjell një numër më të madh refugjatësh.

Kosova e tragjedive të ngjashme, duhet të hapë zemrën për ata që kanë nevojë sot, për viktimat e luftës absurde të Vladimir Putinit.

#supportukraine

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat