Dujaka: Mediat nuk janë armike, nuk e kanë mbështetjen që duhet ta kenë

Aktuale

Dujaka: Mediat nuk janë armike, nuk e kanë mbështetjen që duhet ta kenë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 00:22
Esat Dujaka

Sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.                                    

Në lidhje me këtë ka folur gazetari në pension, Esad Dujaka, i cili ka folur për gazetarinë se si bëhej dikur.

Dujaka, i ftuar në “Edicionin Special”, thekson se pavarësisht vështirësive, ishin më të guximshëm ndaj sistemit, njofton Klankosova.

Asokohe në Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës bëhej gazetari, e konstatoj jo nga mllefi, jo nga hatërmbetja, asokohe kishim frikë nga një nen shumë dëmsjellës, 133, kundër shtetit, ndërkaq me keqardhje konstatoj se asokohe bënim kritika shumë më të rrepta, sesa sot për sistemin socialist, kjo nuk është vetëm në Kosovë, por edhe ne Shqipëri, por në të gjitha sistemet e ish-socializmit, pra është një sëmundje që po na përcjell, sot nuk kemi kurajë ta kritikojmë sistemin kapitalist, por dikur atë socialist po, por nuk guxonim ta kritikonim një president, një kryetar të atij shteti. Sot fatkeqësisht gjithë e më pak jemi të guximshëm, nuk jemi të mbështetur të bëjmë kritika të shëndosha ndaj sistemit tonë”, është shprehur Dujaka.

Mediet nuk janë armike, mediet nuk e kanë mbështetjen që duhet ta kenë. Që kur ka filluar demokracia perëndimore, mediet janë shtylla e katërt e shtetësisë së një vendi. Ne le që nuk jemi shtyllë, por nuk jemi askund”, shtoi ai.

Tutje, Dujaka shton se lajmi duhet shtatë herë të vërtetohet dhe njëherë të shkruhet.

Dikur jo që e shpikëm ne, por na e sollën nga bota e civilizuar dhe demokracia perëndimore, shtatë herë vërtetoje dhe njëherë shkruaje. Tash në kohën e internetit dhe shumëçka që erdhi dhe shkoi bashkë me kohën, i kemi përparësitë tuaja, por nuk domethënë që duhet harruar këtë, ka në mesin tonë mjaft vend edhe për korrigjim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat