Propozohet subvencionimi me nga 500 euro për lehonat në nevojë

Aktuale

Propozohet subvencionimi me nga 500 euro për lehonat në nevojë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

 

Lehonat me gjendje jo të mirë financiare do të subvencionohen me nga 500 euro.

Kështu ka propozuar Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës.

Drejtoresha Adelinë Sahiti përmes një postimi në Facebook,  njoftoi se ky propozim-vendim është futur në agjendë për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Bazuar në takimet e drejtpërdrejta me qytetarë, duke ju referuar diskutimeve me ta (përfituesit e skemës sociale) dhe kërkesave që i pranojmë si Drejtori për Mirëqenie Sociale si dhe ndonëse më e rëndësishmja në bazë të gjetjeve nga Hulumtimi i Vlerësimit të nevojave të familjeve me skemë sociale, në kuadër të fuqizimit të familjeve, gjegjësisht në bazë të nevojës për ndihmë të njëhershme financiare, Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka propozuar vendimin për subvencionim të nënave/lehonave përfituese të skemës së ndihmës sociale me 500€”.

“Ky propozim vendim është futur në agjendë për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, në të cilin inkurajojmë të gjithë këshillëtarët komunal që ta përkrahin këtë iniciativë në formë vendimi”, ka shkruar ajo.

Tutje Sahtiti tha që e kanë realizuar një hulumtim për vlerësimin e nevojave të familjeve me skemë sociale.

Atë sot e prezantova para Komitetit për Politikë dhe Financa, ku njëzëri u mbeshtet nga shefat e grupeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Prishtinës! Sa për ta ilustruar më detajisht, referuar hulumtimit të realizuar, 80% e familjeve të përfshira në këtë hulumtim (në të cilin kanë marrë pjesë 1014 familje), deklarojnë se kanë të hyra mes 101-300€ për muaj, 17% mes 301-500€ dhe pjesa tjetër mbi 500€. Pra, ky është vetëm një nga argumentet e shumta e që tregon se sa e nevojshme është kjo ndihmë për ta, e cila po realizohet për herë të parë në Komunën e Prishtinës”, shkroi Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat