E padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës/ Edi Rama e propozoi Hashim Thaçin për President të Shqipërisë

Aktuale

E padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës/ Edi Rama e propozoi Hashim Thaçin për President të Shqipërisë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:15
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur mbrëmë në një televizion të Shqipërisë për librin e tij “Përplasja e Madhe”.

Në këtë emision, Hoxhaj ka folur edhe për urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë për njohje të ndërsjellë.

Ndër tjerash, Hoxhaj e ka përmendur edhe një fakt të padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës, ku thotë se kryeministri Edi Rama e kishte dhënë propozimin që Hashim Thaçi të bëhej President i Shqipërisë.

“Pas Plakut të Vlorës e meriton më shumë prej të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat