Live: Tensione dhe përplasje në Kuvend, reagon menjëherë Konjufca – merr këtë vendim urgjent

Aktuale

Live: Tensione dhe përplasje në Kuvend, reagon menjëherë Konjufca – merr këtë vendim urgjent

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:38 Përditësuar në ora: 11:03 më 05.05.2022
Kuvendi i Kosovës

'Situata është delikate', LVV kundër dy komisioneve hetimore për rrymën, opozita: S’ka kuptim të vazhdojmë kështu

“Ne duhet të shkelim mbi dispozitat e ligjit”, tha kryetarja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari, duke folur për mundësinë e formimit të këtij komisioni.

Ajo tha se janë kundër themelimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.

“Dhe natyrisht që jemi kundër themelimit të dy komisioneve hetimore parlamentare, për arsye se dy komisione për të njëjtën çështje – me angazhim të deputetëve 11 në njërin e 11 në tjetrin, me kërkesa dhe ftesa të anëtarëve dhe udhëheqësve të institucioneve në njërin dhe tjetrin – e bëjmë krejt lëmsh dhe dalim qesharak”, tha Kusari.

Ajo propozoi të gjendet një modalitet që “i jep kahje kësaj çështjeje”.

“Por mos të përdoret bllokada e opozitës, me u kriju bindja që këtu dikush po do me fshehë diçka”, tha ajo.

Për shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, “situata është delikate”.

Arben Gashi: Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim pa u themeluar Komisioni Hetimor

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ‘sjellja e pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në kuvend’.

Në seancën e sotme të Kuvendit e cila nisi me debat për komisionin hetimor parlamentar për energjinë, Tahiri tutje u shpreh se kuvendi duhet të themelojë këtë komision dhe siç tha ai, s’ka logjikë logjikë institucionale politike që të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.

“Sa i përket grupit parlamentar të LDK-së, situata është delikate dhe mendoj se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në kuvend. Kjo është vështirësim i nivelit të demokracisë në kuvend”.

“Ne mendojmë se kuvendit duhet patjetër të themelojë komisionin e kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues dhe s’ka logjikë institucionale politike që kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia. Kuvendi s’duhet të marrë asnjë vendim përpara se të themelohet komisioni hetimor parlamentar. Të vazhdojë seanca ku kemi mbetur për komisionin dhe më pas të hyjmë në një fazë tjetër”, tha Gashi.

AAK kërkon formimin e Komisionit Hetimor, Haradinaj thotë se do të marrin pjesë vetëm në votimin e një pike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për të formuar Komisionin Hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

Haradinaj tha se është r paarsyeshme kundërshtimi i pozitës për formimin e këtij komisioni.

“AAK-ja e mbështet kërkesën e opozitës për Komisionin Hetimor. Jemi po e quaj të mërzitur me faktin që pozita e kundërshton Komisionin Hetimor me Komision Hetimor, diçka që s’ka ndodhur deri më sot. Nuk e shohim të arsyeshme një sjellje të tillë të pushtetit në këtë rast të Qeverisë”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj tha se do të marrin pjesë vetën në pikën e rendit të ditës ku është paraparë votimi i dy gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

“Njëkohësisht vazhdimi me temat e rendit të ditës sikurse është sot do të merrte kuptim me përmbylljen e një çështje që ka mbetur e hapur me këtë rast me Komisionin Hetimor për shpenzimet në energji.  Në emër të AAK-së deklarojë se do të marrim pjesë në pikën tre  për votimin për gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese”, ka thënë ai.

PDK kërkon formimin e Komisionit Hetimor, Tahiri kërcënon se do ta bojkotojnë sërish seancën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar dakordimin për themelimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

Tahiri tha se krijimi i këtij Komisioni është një e drejtë kushtetuese dhje ligjore e opozitës.

“Tash e dy muaj si parti opozitare me kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së jemi duke u munduar që ta themelojmë një Komision Parlamentar Hetimor që do ta hetonte gjitha transaksionet, ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shpenzimet e mbi 125 milionë eurove gjatë këtyre tre muajve. Pra kjo është një e drejtë e jona kushtetuese, një e drejtë e jona e cila na e garanton edhe Ligji për Hetim Parlamentar”, ka thënë ai.

Sipas deputetit të PDK-së, hetimi parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontroll ndaj Qeverisë dhe mazhorancës.

“Hetimi Parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontrollin ndaj mazhorancës dhe ndaj Qeverisë së Kosovës. Andaj sot si iniciues të Komisionit Hetimor  Parlamentar për hetimin e krizës energjetike kërkojmë edhe mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare që të mos vazhdohet me këtë seancë. Edhe ashtu është ftu pa dakordimin e opozitës”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se nëse nuk themelohet ky Komision seanca nuk duhet të mbahet.

“Ta konsitutojmë themelimin e Komisionit Hetimor sepse në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë me një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejtë fundamentale e opozitës për ta ushtruar funksionin si opozitë”, deklaroi më tutje ai.

Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve

Kuvendi i Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me deputetët kanë nderuar të gjithë të rënët për liri.

Kuvendi mban sot seancë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.

Seanca fillon nga ora 10:00 dhe në rend të ditës janë këto pika:

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës;

– Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale;

– Procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;

– Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetorepër vitin 2022;

– Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës;

– Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat