Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, viziton Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, viziton Ballkanin Perëndimor

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:58
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, të enjten do të zbresë në Beograd.

Atje do të pritet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç. Ambasada gjermane në Serbi deklaroi se përvec Beogradit, Lambrecht do të vizitojë Sarajevën dhe Prishtinën.

Vizita e ministres gjermane të Mbriojtjes në rajon, ndodhë në kohën kur në Berlin u mbajt takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Njëkohësisht, kjo vizitë po zhvillohet vetëm disa ditë pasi në rajon qëndruan zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit amerikan si dhe kongresistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat