Mori shishen dhe filloi të godasë në Kuvend/ Naim Miftari i reagon Mërgim Lushtakut: S’ka më toka nga 50 cent arin përmes Ahmet Shalës!

Aktuale

Mori shishen dhe filloi të godasë në Kuvend/ Naim Miftari i reagon Mërgim Lushtakut: S’ka më toka nga 50 cent arin përmes Ahmet Shalës!

Nga: N. Sh. Më: 5 maj 2022 Në ora: 17:18
Mërgim Lushtaku

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut.

Lushtaku sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ishte nisur drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur deputeti i LVV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa Dugolli po pyeste për çështjen e armëmajtjes nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Lushtaku iu afrua, e mori shishen aty dhe me të e godiste foltoren vazhdimisht.

Për këtë Miftari thotë se tash i ka kap mërzia pasi që nuk po marrin grante e subvencione nga Minsitria e Bujqësisë.

Sipas tij, tash më nuk ka as toka për të blerë nga 50 cent arin.

Postimi i plotë:

S’ka faj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku pse ka mërzi e inati, se na kanë tha kaqepin Qeveria Kurti, vetëm nga ministria e Bujqësisë vinin milionat nga 50% për Subvencione dhe grante.

Me kanë unë milioner i korrupsionit si këta kisha ba zhurmë edhe ma shumë. Kisha hyp mbi tavolina, u nime s’ka më as tokë nga 50 cent arin, përmes AKM-së të Ahmet Shalës.

Me ty jem deputet, shumë krenar me juve milonera se liria e ka me të vërtetë një emër...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat