Çollaku i PDK-së: Kurti bëri mirë që shkoi në darkë, duhet të informojë Kuvendin për negociatat e mbrëmshme

Aktuale

Çollaku i PDK-së: Kurti bëri mirë që shkoi në darkë, duhet të informojë Kuvendin për negociatat e mbrëmshme

Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:15
Bekim Çollaku

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, bëri mirë që mori pjesë në darkën e mbrëmshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak, në Berlin.

Çollaku, në Info Magazine, megjithatë pohon se ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm i principeve dhe parimeve që ka pasur Kurti.

“Duke marrë parasysh të kaluarën dhe qëndrimet e kryeministrin aktual karshi dialogut është një kapërcim i jashtëzakonshëm dhe një huqje totale nga ato principe dhe parime që ka pasur në të kaluarën krahasuar me tani. Mirëpo, kjo për mua duhet të përshëndetet sepse unë nuk dua që kryeministri i vendit tim të jetë një kokëfortë dhe të refuzojë procese të tilla të cilat kanë pasoja shtetërore dhe nacionale”.

Mes tjerash, Çollaku vlerëson se mbrëmë nuk pati darkë joformale por takim formal, ku u bisedua e u negociua, teksa shton se mezi pret që Kurti ta informojë Kuvendin rreth darkës së mbrëmshme.

“Shumë mirë që ka ndodh takimi dje, nuk ka darkë formale ose joformale ai është takim formal. Por, nuk kemi dëgjuar se çfarë është diskutuar në atë darkë dhe bisedat e negociatat që janë bërë mbrëmë. Pres me padurim që kryeministri ta informojë Parlamentin e Republikës së Kosovës në detaje për darkën, bisedat dhe negociatat që ka zhvilluar mbrëmë dhe nëpërmjet Parlamentit t’i informojë edhe qytetarët se çfarë ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

“Nga përvoja ime personale dhe praktika darka të tilla edhe pse quhen joformale janë tërësisht formale edhe nikoqiri nuk i ftuar liderët për t’ju dhënë një darkë pasi mund ta hanin ndaras. Ky takim ka ndodh me ftesën e kancelarit dhe jo me ftesën e ndërmjetësuesit. Gjermania në këtë rast ka marrë një rol ndërmjetësues. Në darka të tilla diskutohen çështjet më të ndjeshme për temën që janë ftuar – dhe tema e vetme është çështja e arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Në këtë darkë padyshim që diskutohen çështje politike dhe me siguri që është diskutuar edhe çështja e targave”.

“Nuk mund të tregohet me transkript se çfarë është diskutuar, por, Kurti mund të tregoj vetëm për temat që janë në interes të të gjithëve që të dinë se çfarë u diskutua”.

Tutje, ish-ministri i Jashtëm thotë se Qeveria duhet të heq dorë nga status-quoja.

“Mirëpo, është jetike që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe të heq dorë nga status-quoja sepse të gjithë partnerët tanë strategjik e kanë bërë të qartë dhe e kanë thënë në vazhdimësi edhe në të kaluarën që status-quoja nuk është gjë e mirë as për Kosovën e as për rajonin dhe të fokusohet në arritjen e marrëveshjes përfundimtare e cila duhet të ketë në thelb të saj njohjen reciproke”, tha Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat