Veprimet në Kuvend, anëtari i PDK-së tregon se a po e kopjojnë VV-në sa ishte në opozitë

Aktuale

Veprimet në Kuvend, anëtari i PDK-së tregon se a po e kopjojnë VV-në sa ishte në opozitë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:55
Deputetët në Kuvendin e Kosovës

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, mohon se partia ku bën pjesë po kopjon Lëvizjen Vetëvendosje sa ishe opozitë me veprimet në Kuvend.

Çollaku, në Info Magazine, thotë ndryshimet në veprimet e opozitës tash dhe opozitës së dikurshme janë radikale dhe se zhumrat ndodhin edhe në parlamentet më të mëdha të botës.

“Nuk mendoj në asnjë rrethanë dhe formë që PDK-ja dhe partitë opozitare janë duke e kopjuar opozitën e dikurshme. Vetëm janë duke kërkuar me këmbëngulje themelimin e dy komisioneve që janë e drejtë e tyre. Themelimi i këtyre dy komisioneve tregojnë rezultate të mëdha dhe janë krijuar pas këmbënguljes së opozitës”.

“Veprimet e partisë që janë në pushtet sot kur ishin opozitë kanë bërë veprimet më të dhunshme që kanë ndodhur në Kuvend, ka ndryshime radikale. Nuk ka pasur dhunë, ka pasur vetëm zhurmë. Mirë që kemi ardhë në një gjendje që zhurma jep rezultat, aty është futur gaz lotsjellës – nuk është sjellja më e mirë parlamentare, por, është e pranueshme dhe zhurma ndodh të ketë edhe në Parlamentet më të mëdha botërore”.

Mes tjerash, Çollaku thotë se kryeministrin Albin Kurti nuk e penguan zhurmat në seancën e sotme në Kuvend pasi vetë dikur ka bërë gjërat më ekstreme aty.

“Albin Kurti është iniciuesi i dhunës dhe zhurmave e shumë gjërave tjera në Kuvend, për atë ai nuk reagoi në zhurma pasi ka bërë gjëra edhe më ekstreme”, tha Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat