E përmendi Hashim Thaçin, PDK-ja i reagon ashpër Haki Abazit

Aktuale

E përmendi Hashim Thaçin, PDK-ja i reagon ashpër Haki Abazit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:23
Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, e ka quajtur deputetin e VV-së, Haki Abazin si vizitor të Arkivave Kriminale të Serbisë.

Këtë e ka bërë pas deklaratës së Abazit se kryeministri Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa ish-presidenti Hashim Thaçi. 

Postimi i plotë:

Haki Abazi, ky vizitor i arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë dhe dorë e djathtë e Albin Kurtit, paska deklaruar me përçmim se Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi.

Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit. E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t'ia arrini.

E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t'i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta.

Kaq për sot për Haki Abazin që e ka zyrën në Bellgrejd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat