Kryediplomati austriak: Shpresoj që deri në qershor do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën

Aktuale

Kryediplomati austriak: Shpresoj që deri në qershor do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:14
Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ka thënë se shpreson që deri në qershor do të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën.

Kryediplomati austriak ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më e vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit” ka thënë Schallenberg.

Ai këtë e tha gjatë një debati me Kryeministren e Serbisë në Firencë të Italisë të cilën e ka moderuar Miroslav Lajcak emisari i BE-së për dialogun Kosovë –Serbi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat