Ҫfarë kishte deklaruar krimineli Millosheviҫ për vrasjen e Aganit: Atë e ka vrarë..

Aktuale

Ҫfarë kishte deklaruar krimineli Millosheviҫ për vrasjen e Aganit: Atë e ka vrarë..

Nga: H.O. Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:28
Akademik Fehmi Agani

Adnan Merovci në një shkrim autorial lidhur me 23 vjetorin e vrasjes së akademikut dhe profesorit, Fehmi Agani, ka përmendur kohën kur ishte përballur me kriminelin serb, Slobodan Millosheviҫ në Tribunalin e Hagës.

Ai thotë se kriminali Millosheviҫ në gjykatore pati thënë se ‘për AGANIN edhe mua më vjen keq, por atë e ka vrarë UÇK-ja’.

“Për atë që t’ka ardhë keq, e ke vrarë”, i kishte thënë Merovci.

“Tre vjet më vonë, kur u ballafaqova me MILLOSHEVIQIN, por tani në Tribunalin e Hagës, ku ai ishte i akuzuari e unë dëshmitari i prokurorisë, në deklaratën time rrëfeva momentin kur gjatë takimit me të, më 1 prill 1999, ngrita rastin e Profesor Fehmi AGANIT, i cili nuk dihej se ku është, MILLOSHEVIQI atëherë për ta shënuar këtë rast mori lapsin dhe mbi pako të cigares shkroi emrin e Profesor AGANIT të cilin më pas e vrau. MILLOSHEVIQI në gjykatore, duke dashur të arsyetohej pati thënë: “Za AGANIA i meni je žao, ali njega je ubio UÇK” (Për AGANIN edhe mua më vjen keq, por atë e ka vrarë UÇK-ja), unë ja ktheva: “Për atë që t’ka ardhë keq, e ke vrarë”, shkruan Merovci./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat