Raporti Abdixhiku-Rama, Tahiri: Asgjë më tepër se sa fjalë të kafeve

Aktuale

Raporti Abdixhiku-Rama, Tahiri: Asgjë më tepër se sa fjalë të kafeve

Më: 6 maj 2022 Në ora: 23:36
Xhafer Tahiri

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka folur për raportimet që janë bërë kohëve të fundit se marrëdhëniet mes liderit të partisë, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama nuk janë të mira.

Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe këto spekulime janë vetëm llafe nëpër kafe. 

“Asgjë më tepër se sa fjalë të kafeve, nuk ka asgjë të vërtet në atë, në fakt është testament i lidershipit të Abdixhikut dhe ndryshimit të madh që e ka fillu LDK-ja në lidershipin e tij me kandidimin e Ramës për kryetar të Prishtinës. Programi i Ramës dhe ekipit të tij që u bë program fitues përkundër që shumëkush dyshonte që do të arrihej ky sukses i jashtëzakonshëm dhe ky rikthim i madh i LDK-së në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale”, tha Tahiri.

Tutje ai shtoi se kundërshtarët e partisë së tij dëshirojnë ta shohin LDK-në e ndarë.

“Normalisht që për kundërshtarët e LDK-së krejt cka i pengon është një LDK e bashkume, dhe një LDK e cila reformohet ndryshon e transformohet. E duan një LDK të ndarë dhe mandej vazhdojnë të tilla insinuata pa asnjë bazë”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat