Edhe Tahiri komenton takimin Kurti-Vuçiq: Nuk është e rëndësishme çfarë kanë ngrënë në darkë, por çfarë biseduan

Aktuale

Edhe Tahiri komenton takimin Kurti-Vuçiq: Nuk është e rëndësishme çfarë kanë ngrënë në darkë, por çfarë biseduan

Më: 7 maj 2022 Në ora: 00:01
Xhafer Tahiri

Tahiri: Qytetarëve nuk u intereson çfarë çorbe hëngri Kurti me Vuçiqin, por çfarë bisedoi me të 

I ftuar në emisionin DPT te Fidani, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka folur për darkën joformale të kryeminsitrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku ka thënë se ajo darkë ka qenë e panevojshme.

“Nuk ishte e nevojshme darka private. Po të ishte darkë me kancelarin gjerman…ishte darkë private. Nëse nikoqir do të ishte kancelari gjerman, ai do ta organizonte darkën, sepse këta shkuan në Berlin me kërkesë të kancelarit gjerman”, tha Tahiri para gazetarit Fidan Jupolli.

Tahiri ka thënë se për qytetarët nuk është e rëndësishme se çfarë çorbe ka ngrënë Kurti me Vuçiqin, por çfarë u bisedua në atë tavolinë.

“Kjo darkë nuk ishte në institucione gjermane, ishte në një vilë afër Berlinit. Nuk është e rëndësishme çfarë kanë ngrënë në darkë, por çfarë është folur për Kosovën në këtë darkë. Është detyrë e kryeministrit të përfaqësojë Kosovën më së miri. Qytetarëve nuk ju intereson çfarë çorbe ka hëngër kryeministri i Kosovës me Vuçiqin, por çfarë është biseduar në atë darkë”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për kërkesat e vazhdueshme të LDK-së që dialogut të jetë prioritet për Kosovën, gjë të cilën, sipas tij, Qeverisë së Kosovës iu desh një vit e gjysmë për ta kuptuar. 

“LDK ka kërkuar që dialogut të jetë prioritet. U desh 1 vjet e gjysmë që të kaloj, që të vijnë senatorë të SHBA-së, dhe të thonë që status-quoja është në interes të Rusisë. Kjo qeverisë për një vit e gjysmë, ka thënë që status-quoja është zgjidhja”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat