Aksion i doganës, sekuestrohen barna të kontrabanduara

Aktuale

Aksion i doganës, sekuestrohen barna të kontrabanduara

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës ka kontrolluar sot nëntë barnatore në Graqanicë, Ranillug, Shtërpcë e komuna të tjera, e ku kanë hasur në mallra të kontrabanduara.

Siç njofton Dogana, në gjashte prej barnatoreve të kontrolluara janë hasur 1000 artikuj të kontrobanduar.

Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Njësitet e Doganës së Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.  Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat