Alarmante, Kosova po mbetët pa mjekë: Që nga janari e deri tani kaq punonjës shëndetësorë ikën nga vendi

Aktuale

Alarmante, Kosova po mbetët pa mjekë: Që nga janari e deri tani kaq punonjës shëndetësorë ikën nga vendi

Më: 7 maj 2022 Në ora: 23:24
Ilustrim

Premtimet e partisë në pushtet për rregullimin e gjendjes në shëndetësi, po shihen me skepticizëm nga punonjësit shëndetësorë.

E për kushtet më të mira të punës, avancimi në profesion dhe paga më e lartë mjekët kosovar kanë vendosur që rrugëtimin profesional të tyre ta vazhdojë në Gjermani.

Vetëm brenda muajit janar të këtij viti 20 mjekë kanë ikur nga Kosova. Ky numër, deri në muajin prill shkoi në 62 profesionit shëndetësore të cilit lanë vendet e tyre të punës, për tu ikur nga Kosova.

Nga pakënaqësit e pushtetit këto statistika cdo ditë kanë shënuar rritje.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një prononcim ka treguar se ky numër tashmë ka shënuar rritje të frikshme.

Brenda 3 muajve të parë të vitit 2022 kur numri i mjekëve që kishin lënë vendin ishte 62, tashmë ka arritur në 87.

“Prej muajit janar të këtij vitin e deri tani 87 mjekë kanë ikur nga Kosova”, tha shkurt Sejdiu.

Protestat e vazhdueshme të punonjësve shëndetësorë për kalimin e Projektligjit për Paga ka hasur në vesh të shurdhër, tash e disa kohë nga qeveria Kurti.

E ankesave të mjekëve iu kishte përgjigjur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Muajin e kaluar ai kishte thënë se nuk është vetëm te rrogat pse mjekët po ikin nga Gjermania.

Me një krahasim jo shumë të logjikshëm Bislimi kishtë bërë krahasim edhe me mjekët që ikin nga Gjermania.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë, por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë. Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Europian janë për të rritur moblitetin e fuqisë punëtore” kishte thënë Bislimi.

Vetëm sot dy mjekët kanë njoftuar publikisht se do të marrin rrugën për në Gjermani.

Vitin e kaluar vendin e kanë lëshuar 210 mjekë, për të kërkuar pagë e kushte më të mira të punës në vende të ndryshme të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat