Presidentja Osmani në 22-vjetorin e vrasjes përkujton heroin komandant Drinin

Aktuale

Presidentja Osmani në 22-vjetorin e vrasjes përkujton heroin komandant Drinin

Nga: A.M Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:45
Ekrem Rexha- komandant Drini.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 22- vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar heroin Ekrem Rexha- komandant Drini.

Osmani tha se Kosova ka humbur një njeri që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend.

“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë.

Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani, përcjell "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat