Hajdari shkarkon Irfan Lipovicën, emëron U.D të sekretarit Arbër Gegajn

Aktuale

Hajdari shkarkon Irfan Lipovicën, emëron U.D të sekretarit Arbër Gegajn

Më: 10 maj 2022 Në ora: 11:58
Rozeta Hajdari

Arbër Gegaj është emëruar ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Ky vendim është marrë katër ditë më parë nga ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.

Ndërsa, këtë pozitë deri më tani e ka ushtruar Irfan Lipovica.

Media ka kërkuar që të marrë përgjigje nga Lipovica për të ditur arsyen e shkarkimit të tij, por i njëjti nuk ka pasur qasje nw telefon.

Që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti 2, MINT drejtohet nga U.D., sekretar, pasi ende Hajdari nuk ka shpallur konkurës për këtë pozitë.

Po ashtu, të gjitha agjencionet në këtë ministri janë më U.D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat