Edhe kjo deputete e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të votojë pro tërheqjes së 30% nga Trusti

Aktuale

Edhe kjo deputete e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të votojë pro tërheqjes së 30% nga Trusti

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:58
Ilustrim

“Deputete, të lutem votoni për Trustin”, kjo është arsyeja pse deputetja e Grupit e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje ka vendosur të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Deputetja e Grupit Multietnik, Balje ka konfirmuar se është pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.

“Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, tha Balje.

Ajo tregoi edhe për një rast konkret se si disa qytetarë i kërkuan asaj voton pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

“Unë jam non-stop në kontakt me qytetarët, kam shkuar me familje me ble ushqim për shtëpi dhe disa persona më kanë ndal, pasi e kanë ditë që jam deputete dhe më kanë thënë deputete të lutëm votoni për Trustin. Do të thotë nëse është e rëndësishme për qytetarët, unë jam me ata. Sepse ne jemi zëri i tyre. Ne nuk kemi drejt vet me vendos çka është mirë për ta”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse i gjithë grupi Multietnik janë një zëri, Balje është shprehur se janë ndarë në dysh për këtë pikë.

“Grupi multi-etnik është nda, disa janë pro disa kundër por prapë se prapë secili flet për vete”, tha Balje.

Ndërkohë, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në deklarim tha Qeveria Kurti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja nuk po e neglizhojnë këtë pikë. Përkundër kësaj, ai u shpreh se me 25 maj në Kuvend të Kosovës do të diskutohet për tërheqjen e mjeteve.

Siç duket PDK, nuk do të jetë e vetme karshi propozimit që ua mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Iniciativa e tyre po përkrahet edhe nga LDK e AAK.

Deputeti, Shkëmb Manaj tha se “Vlerësimi i Departamentit të Ekonomisë është që duhet të votohet pro dhe ky është qëndrimi i LDK-së”.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat