Edhe deputetja e AAK-së në Washington DC, takohet me kongresmenë

Aktuale

Edhe deputetja e AAK-së në Washington DC, takohet me kongresmenë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:17
Albena Reshitaj, Ritchie Torres

Edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj po qëndron në Washington DC, ku ka zhvilluar takime me kongresmenët Lisa McClain, Ritchie Torres e Jim Himes.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se nga ata ka kërkuar që SHBA’të të jenë pranë Kosovës edhe në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

“Zhvillimet aktuale politike në vend, çështjet ekonomike, përspektiva e të rinjve dhe liria e levizjes së tyre në vendet tjera, mirëqenia e qytetarëve, dialogu me serbinë ishin temat për të cilat shkëmbyem pikëpamje.

Nga kongresistët ndër të tjera kërkova që SHBA ashtu si na kanë përkrahur në secilën fazë të shtetndërtimit të jenë pranë nesh edhe tani në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë. Kënaqësi të dëgjosh gatishmërinë e kongresistëve për vazhdimin e mbështetjes nga SHBA në forcimin e institucioneve të Kosoves”, ka shkruar Reshitaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat