Aplikimi i Kosovës në KE, reagon edhe Vlora Çitaku

Aktuale

Aplikimi i Kosovës në KE, reagon edhe Vlora Çitaku

Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:12
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova të enjten e ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim në KE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat