Aplikimi i Kosovës në KE, reagon edhe Ramush Haradinaj

Aktuale

Aplikimi i Kosovës në KE, reagon edhe Ramush Haradinaj

Nga: N. Sh. Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haradinaj ka thënë se është jetike për vendin që BE-ja t’i hapë dyert në proceset integruese duke liberalizuar vizat e duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.

Sipas tij, Kosova është natyrshëm pjesë e familjes evropiane.

“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se prespektiva evropiane e kosovës ëhstë e pa alternativë.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat