Kryeministri Kurti tregon se çka përfiton Kosova nëse anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Aktuale

Kryeministri Kurti tregon se çka përfiton Kosova nëse anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Nga: M.L. Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:57
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Facebook rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Kurti ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën.

Postimi i plotë:

KOSOVA APLIKON PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN E EVROPËS

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat