Abasadori Zemaj: Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it

Aktuale

Abasadori Zemaj: Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:06
Astrit Zemaj dhe Thomas Goffus.

Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj gjatë ditës së sotme është pritur në një takim pune nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, z. Thomas Goffus.

Zemaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tij Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it.

Postimi i plotë:

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it në veçanti edhe të bashkëpunimit dhe vlerësimit të përbashkët për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër duke e marrë parasysh rolin këshillëdhënës të z.Goffus në #NATO ( tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s), për forcimin e aftësive mbrojtëse të partnerëve të NATO-s, përgatitjen e NATO-s për mbrojtjen e territorit të Aleancës dhe reagimin ndaj krizave, kemi përcjellë mesazhin tonë se vendi ynë ka dëshmuar së është partner kredibil dhe kontribuues shumëdimensional dhe i fuqishëm për siguri edhe përtej kufijve të rajonit, dhe i përkushtuar për thellimin e partneritetit dhe për të ardhmen tonë euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat