PDK-ja kundër propozimit për pagën minimale, Lushtaku: Po bëhet dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale

Aktuale

PDK-ja kundër propozimit për pagën minimale, Lushtaku: Po bëhet dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:07
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se me Projektligjin për pagën minimale po bëhet dëm i madh tek kategoritë e caktuara.

Si i tillë, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton këtë propozim të Qeverisë.

Në këtë projektligj nuk do ta ndryshojmë se bënë ndryshimin e një numër të ligjeve që prek individ të caktuar. Ku si VV dhe Qeveria Kurti e dimë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës.

E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat