Bytyçi: Të mbidhen provat e gjenocidit serb kundër shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike

Aktuale

Bytyçi: Të mbidhen provat e gjenocidit serb kundër shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:38
Enver Bytyçi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, komentoi konferencën e sotme për shtyp të ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili foli për masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve.

“Sot ne konferencën për shtyp Sali Berisha foli për një masakër tjetër të Serbisë kundër shqiptareve. Behet fjale për masakrat në Lumë në vjeshtën e vitit 1913, kur ushtria e Mbretit serb Karagjergjoviç hyri ne Lume dhe masakroi mijëra shqiptare të pafajshëm në Perbreg, në Topojan, Nimce e sa e sa fshtra të tjerë.

Deri më sot askush nuk e ka trajtuar këtë masakër si gjenocid. Por ajo ishte krim kundër njerëzimit dhe gjenocid, sepse u vranë, u therën dhe u dogjën qindra njerëz të pafajshëm, midis tyre fëmijë, gra, pleq dhe njerëz të paarmatosur. Madje tregimet kanë ardhur nga brezi në brez deri në ditët e sotme. Sipas dëshmive, oficeret serbë vinin baste për gratë shtatëzëna, nëse kishin djalë apo vajzë. Dhe pas bastit i thernin ato për të provuar së cili prej tyre kishte fituar ose humbur bastin e vënë!”, thotë profesori.

Sipas profesor Bytyçit ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se ishte Aleksander Vuçiq ai që e zgjoi nga gjumi Sali Berishen.

“Por ky status nuk ka thjesht këtë qellim, të evidentojë krimet serbe kundër shqiptarëve. Kjo mund të provohet lehte me dokumente të kohës. Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se ishte Aleksander Vuçiq ai që e zgjoi nga gjumi Sali Berishen. Presidenti serb, duke dashur te ndihmojë Ramen në zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021 bëri akuza të rënda kundër liderit demokrat, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Berisha.

Deklaratat e tij anti-Berishe janë thelbi edhe i bashkëpunimit midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit. Prandaj dhe Doktori ka marr në shënjestër gjithcka që serbët kanë bërë kundër shqiptareve”, theksoi Bytyçit.

Profesori potencoi se me nismën e këtij debati historianet dhe grupet e interesit duhet të administrojnë të gjitha provat e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë dhe trevat e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftërave Ballkanike, sidomos ne vjeshtën e vitit 1912.

“Gjenocidi i kësaj periudhe është me i tmerrshëm dhe më i egër sesa gjenocidi serb i viteve 1998-1999!”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat