Kudusi Lame, ti je më i zi se Rama / T’i i mbështete vrasjet politike, i strehove vrasësit!

Aktuale

Kudusi Lame, ti je më i zi se Rama / T’i i mbështete vrasjet politike, i strehove vrasësit!

Nga: Idriz Morina Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:51
Kudusi Lame, ushtaraku nga Shqipëria që fillimisht mbështeti FARK-un, pastaj kaloi me Xhavit Halitin e Azem Sylen

Kudusi Lame, ti je si Edi Rama, nuk i mbështetë ata që janë arrestuar si Hashim Thaçin, për shkak se ti i do si atdhetarë.

Përkundrazi ti si Edi Rama, ata i ke parë dhe i sheh vetëm si para. Akoma më keq, jeni në një linjë mendimi si Enver Hoxha me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, Rama sot me Vuçiqin dhe Dodikun ‘nongrata’.

Image
Rama me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe secesionistin Dodik

Historia me raportet me Serbinë

Sikurse bënte Enveri që nuk pranonte asnjë kompromis me atdhetarët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta bashkangjitur me Shqipërinë apo për ta bërë Kosovën Republikë.

Por, ai përkundrazi zgjodhi që t’ia bashkëngjisë Serbisë, Jugosllavisë, dhe shqiptarët mbetën pa asgjë, përveç se pa asnjë të drejtë, iu nënshtruan gjenocidit dhe kasaphanës nga serbët, si dhe dëbimit masiv dhe të përhershëm të rreth një të tretës së shqiptarëve, që u dërguan në Turqi.

Ky gabim dhe ato vendime, të grupit të Enver Hoxhës, janë përgjegjëse edhe për pasojat tjera, që i pësuan shqiptarët deri në çlirimin nga forcat serbe, administrata serbe, por jo ende nga hija e diktatorit Hoxha, që erërave që fryjnë nga Serbia.

Në vend të një Shqipërie gjysmake me Kosovën, sepse e tillë do të ishte pa shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, dhe pa ata të Greqisë, ajo mbet e gjymtë. Aq e gjymtë, sa edhe sot vazhdon të nxjerrë udhëheqës që vijojnë rrugën e “miladinëve dhe mugoshëve”, për t’i shërbyer “vëllezërve serbë”, që aq shumë i donte dhe i respektonte Enveri, diktatori nga më gjakësor i popullit të tij!

Derisa sot, e tërë Evropa dhe SHBA-ja, po kërkon që Rusisë t’ia mbyllë të gjitha portat perëndimore të frymëmarrjes, Edi Rama vazhdon ta përkrahë Serbinë, të mos angazhohet për të ndihmuar Kosovën, në çastet kyçe për shqiptarët, si tani, kur Europa po i kërkon serbëve të shkëputen nga Rusia, dhe t’i bashkohen sanksioneve.

Edi Rama, as pas kësaj deklarate të fundit nuk bëri asnjë çap, që ta fajësojë Serbinë. Nuk e bën dot këtë sepse ai sot në frymën e ‘xhaxhait’!, është në anën e Serbisë, kur është në pyetje Kosova e pavarur.

Kudusi Lame, ka bërë një deklaratë duke i dalur sërish në mbrojtje grupeve të të akuzuarve në Hagë, duke i akuzuar për antishqiptari, ata që ngritën akuzat.

Sikur akuzat të mos ishin edhe për vrasjet politike të kryera apo të organizuara pikërisht nga njerëzit që i ka mbështetur në luftë Kudusi Lame, ndoshta reagimi i tij mund të kuptohej si një mllef miqsh.

Por, Lame si thamë në fillim se ka hallin tek miqësia, por tek shërbimi.

Dhe sikur të ishte i paanshëm dhe atdhetarë, ai do të duhej të kishte kërkuar së paku llogari për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqit, dhe të gjithë atyre që u vranë në luftë nga shqiptarët për interesa politike apo edhe të ulëta.

Vrasja e ministrit Krasniqi dhe të tjerëve ishte në favor të Serbisë, atëherë si mund të heshtë një gjeneral, ndaj kësaj, përveç se kur qëndron në anën e gabuar të historisë.

Image
Kortezhi i ceremonisë së rivarrimit të ministrit të vrarë Ahmet Krasniqi

Për t’ia kujtuar opinionit se Lame nuk ishte vërtetë dinjitoz, si mundohet të paraqitet sot, po e risjellëim dëshminë e njërit prej figurave të së majtës, Ibrahim Kelmendit, i cili e akuzon rëndë apo e nxjerrë në pah pafytyrësinë e Lames për luftën.

“Ta zëmë, unë e njihja personalisht gjeneralin Kudusi Lame, qysh në fund të marsit 1998. Fatkeqësisht për keq. Por kurrë nuk do e dyshoja se ai është aq profiter e mercenar – sa edhe për të na i ka shitur 7000 kalashnikovë, për 800 mijë DM (400 mijë Euro), edhe pse ato ishin dhuratë e Ushtrisë shqiptare për UÇK-në, me vendim të Qeverisë së Kryeministrit Majko!”, ka thënë Ibrahim Kelmendi, në një reagim ndaj Lames.

Vetë Lame në një intervistë e kishte thënë se Shqipëria u pastrua nga armët, pa treguar si, por ‘meritat’ ia ka lënë atyre apo asaj pjesë që ai quan UÇK, sepse si thoshte më vonë, ishte ushtar i Xhavit Halitit, në të cilin duket se ‘betohet’ edhe sot.

“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”. Ky ‘pastrim’ a nuk nënkuptn qartë se dikush i mori ato armë pa ndalë, dhe u shitën, thuajse të gjitha.

Dhe ai e pranon këtë.

Nuk është vetëm kjo akuzë ndaj Lames. Ai po ashtu i ka penguar në vazhdimësi forcat e FARK-ut, që të veprojnë normalisht në bazat në veri, të paktën derisa Ministria e Mbrojtjes nuk iu nënshtrua të ashtuquajturit Shtabit të Rognerit, edhe pse jo plotësisht.

Pra, ai ndodhet kudo ku ka vepra antikombëtare, ku ka para dhe ku ka paligjshmëri.

Kështu në debatin e vitit 2018 kur u kuptua se me listat e veteranëve ishte manipuluar aq shumë, saqë numri i tyre ishte rritur katërfish, del gjenerali Kudusi Lame, dhe vë dorën në zjarr duke thënë se në luftës ishin 60 mijë ushtarë.

“Unë kam deklaruar pa e ditur e çfarë ligjesh do të bahen në Kosovë, edhe pa e ditur se çfarë përfitimshmes do të bahen dhe pa e ditur se çfarë polemikash do të bëhen. Unë në vitin 2005 kam botuar një libër dhe aty kam deklaruar që UÇK-ja ka pas 60 mijë luftëtarë dhe vazhdoj të qëndroj në këtë shifër dhe nuk më intereson se çfarë thonë dhe bëjnë të tjerët që mund të kenë dëgjuar për luftën”, thotë Lama.

Por, sipas IOM-it, regjistrimit të bërë nga kjo organizatë e OKB-së për Migrim, e cila merrej edhe me sistemimin dhe ndihmimin e ish-luftëtarëve, në luftë nuk kishin marrë pjesë më pak se 14 mijë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat