Hoti: ZRRE duhet t’i kompensojë qytetarët për faturat e rrymës

Aktuale

Hoti: ZRRE duhet t’i kompensojë qytetarët për faturat e rrymës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:31
Avdullah Hoti

Pas vërtetimit të Apelit për vendimin e Themelores për anulimin e tarifave të rritura të rrymës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ZRRE-ja duhet të marrë vendimin e nevojshëm për kompensim të qytetarëve.

Hoti në Facebook ka theksuar se është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët. Sipas tij sikur të përfilleshin propozimet e LDK-së, me kohë nga Qeveria nuk do të vinim në këtë situatë.

“Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë.

ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët. Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat