Çeku e Petkoviq sërish përplasen për trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë

Aktuale

Çeku e Petkoviq sërish përplasen për trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:04
Hajrullah Çeku dhe Petar Petkoviq

Në 6-vjetorin e Aktgjykimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq janë përplasur në Twitter në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë.

Çeku ka shkruar se Serbia pas 24 vjetëve që ka shkatërruar vende të trashëgimisë historike dhe ka marrë artefaktet s’ka kërkuar falje dhe s’ka ofruar dëmshpërblim.

“Ju lutem bashkohuni me mua për t’ia kujtuar Serbisë që janë bërë 24 vjet që nga shkatërrimi i qëllimshëm i më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë në Kosovë dhe marrjes peng të 1247 artefateve të koleksionit të muzeve publike të Kosovës.

S’ka kërkimfalje, s’ka drejtësi, s’ka dëmshpërblim, pa kthim/rikthim ende”, ka shkruar Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat