Deputetja Kadrijaj vjen me një pyetje publike për Kurtin rreth Vuçiqit - kështu i drejtohet

Aktuale

Deputetja Kadrijaj vjen me një pyetje publike për Kurtin rreth Vuçiqit - kështu i drejtohet

Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:37
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Kurti amnistoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pasi kreu i Qeverisë tha se “Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”.

Skandalet e Kurtit vazhdojnë. Tani paska shfajësuar presidentin serb Vuçiq për krimet në Kosovë duke thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur Vuçiqin”, ka shkruar Kadrijaj në një postim në Facebook.

Tutje Kadrijaj tha se mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, siçi quajti ajo, “armata e rrjeteve sociale të VV-së”, po linçon kundërsharët politikë që mbrpjnë vlerat e UÇK-së.

Përpos se është konstatim i pasaktë, nuk e kuptojmë pse Kurti ia bën këtë nder Vuçiqit, kur i njëjti ka mohuar gjenocidin në Kosovë? E në anën tjetër armata e rrjeteve sociale të VV-së, rri e mobilizuar natë e ditë për të linçuar kundërshtarët politikë, vetëm pse ata mbrojnë vlerat e shenjta të luftës së UÇK-së”, u shpreh Kadrijaj.

Sa poshtë ka ra Kurti. Nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb. Kur u afrua kaq shumë me presidentin serb? Çfarë halli e shtyen ta amnistojë atë, nga krimet e kryera kundër popullit të Kosovës?, pyeti Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat