Bislimi flet për targat – Tregon cila ishte kërkesa e palës serbe në Bruksel

Aktuale

Bislimi flet për targat – Tregon cila ishte kërkesa e palës serbe në Bruksel

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:11
Besnik Bislimi

Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se në dialog me Serbinë në Bruksel është trajtuar çështja e marrëveshjes përfundimtare për targat e përkohshme.

Ai tha se ka prezantuar disa opsione sipas tij, në përputhje me standardet evropiane për zgjidhjen e problemit me targat, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga ana e palës serbe.

“Për targat janë prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane. Pala kosovare ka zgjedh opsionin e vet, por ka munguar nga pala serbe.

Ata i kanë kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë, për shkak të zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kërkesa për ne është joserioze dhe nuk kanë qenë të sinqertë”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat