​Prokuroria jep detaje për sulmin ndaj pronarit të një barnatore në Prishtinë

Aktuale

​Prokuroria jep detaje për sulmin ndaj pronarit të një barnatore në Prishtinë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është sulmuar nga disa persona me mjete të forta, ashtu që, prokurori kujdestar, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Sipas prokurorisë, më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale/:

Kanosja”, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur) dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, dje, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndaj çështjeve penale, Prokuror i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat