U tha se i merr mbi 5 mijë euro rrogë, deklarohet Arben Vitia

Aktuale

U tha se i merr mbi 5 mijë euro rrogë, deklarohet Arben Vitia

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:01
Arben Vitia

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se ish-ministri Arben Vitia është punësuar në laboratorin “Olive” me një pagë të majme prej 5,000  eurosh. Haxhiu ka ngritur shqetësimin e tij se vendi i ri i punës së ish-ministrit mund të jetë konflikt interesi.

“A jeni në dijeni se ky veprim i Arben Vitisë si ish-ministër i Shëndetësisë është konflikt i interesit, pasi që “Olive” është licencuar nga MSH për testet PCR?”, i është drejtuar Haxhiu ministrit aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Vitia ka folur për këtë çështje, disa orë pas debatit në Kuvend.

Ai, deklaratat e Haxhiut i ka konsideruar tendencioze, megjithatë ka refuzuar të përgjigjet për pagën e tij të në detyrën e re në sektorin privat.

“… në cilën kohë është licensuar laboratori edhe kur ka filluar punën edhe për çfarë testesh është licensu edhe në kohën e kujt është licensu. Kështu që, për besë, nuk kam koment. Nuk kam reagim, ka kohë që nuk reagoj ndaj deklaratave të z. Haxhiu. Janë të pavërteta dhe tendencioze”, është shprehur Vitia, duke folur për media.

Gjatë ngritjes së kësaj çështjeje, deputeti Haxhiu iu referua Ligjit për Prandalimin e Konfliktit të Interesit, që sipas tij, është shkelur me rastin e punësimit të Vitisë në laboratorin e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat