​PDK: Pushteti mosdëgjues po thëllon varfërinë e Kosovës

Aktuale

​PDK: Pushteti mosdëgjues po thëllon varfërinë e Kosovës

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:17
Blerand Stavileci

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar se tash e dy vite qytetarët e vendit tonë po vazhdojnë të përballen me kriza e vështirësi të njëpasnjëshme.

Stavileci, duke kritikuar politikat qeverisëse në një konferencë për media, ka thënë se ende pa i kaluar pasojat e rënda të njërës krizë, qytetarët po goditen nga efektet e pamëshirshme të krizës tjetër, që janë rritja e çmimeve.

Stavileci: Buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet me shpejtësi të madhe kurse, çmimet po rriten me shpejtësi

“Ende pa i kaluar pasojat e rënda të njërës krizë, po goditën nga efektet e pamëshirshme të krizës tjetër. Nisi më pandeminë, vazhdojë me energjinë, me reduktime dhe shtrenjtimi, tash e sa muaj me çmimet, ngritje marramendës çmimesh dhe rekorde të zeza inflacioni. Sot si asnjëherë më parë që nga çlirimi, familjet po varfërohen muaj pas muaji dhe gjendja e tyre po rëndohet orë e çast. Buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet me shpejtësi të madhe, çmimet po rriten me shpejtësi edhe më të madhe e shporta po pakohet drastikisht me prodhimet bazë të jetesës”, tha Stavileci.

Stavileci në një konferencë për media ka prezantuar fakte për gjendjen e familjeve si po jetojnë sot dhe si kanë jetuar me parë.

Stavileci: Të gjitha këta artikuj kanë pësuar rritje më përjashtim

“Kemi marrë çmimin e artikujve për muajin maj të këtij viti, më saktësisht datën 24 maj dhe nga ajo çfarë shohim këtu i kemi 20 artikuj, me sasinë e konsumit mujor për familje të përllogaritura më një pagë mesatare, të një personi I cili mbanë familje në Kosovë. Të gjitha këta artikuj kanë pësuar rritje më përjashtim të dy artikujve….qytetarët po e shohin që me ato para që dikur ë kanë mbushur këtë shportë nuk po I mjaftojnë dhe si ilustrim final i gjithë kësaj llogaritjeje. Shporta më të gjitha produktet bazë për të jetuar, këta artikuj në vitin 2019 kanë pasur mundësi të blihen me 398 euro ndërsa sot në maj të vitit 2022, jo qe nuk mjafton ajo vlerë por secilës familje i duhen 516 euro për të mbuluar këtë kosto të këtyre shpenzimeve elementare , siç po e shini është 118 euro më shumë. Pra për 118 euro buxheti i familjeve kosovare është varfëruar që në për qindje i bie 30 për qind”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se për gjithë këtë krizë, ka vetëm një protagonist të munguar, e ky është pushteti.

Stavileci: Padija dhe mosdëgjimi po e ushqejnë arrogancën, injorimin dhe diskriminimin e qytetarëve dhe familjeve të tyre

“Ky pushtet në vend se të ishte në ulësen e parë për t’i dhënë zgjidhjes drejtimin, ka braktisur atë për t’i bërë krizës thellimin. Pushtetit po i mungon veprimi e po i rritet mosdëgjimi. Padija dhe mosdëgjimi po e ushqejnë arrogancën, injorimin dhe diskriminimin e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Kjo shportë e pakuar e familjeve për t’u mbushur përsëri ashtu siç ishte dikur, duhet ta ketë vëmendjen e pushtetit dhe përmbushjen e veprimeve të qeverisë, për të cilat ajo duhet të ketë vizion dhe kurajo”, ka theksuar Stavileci.

Në fund, Stavileci tha se do të vazhdojnë më punën për gjetjen e rrugëdaljes për ta kthyer fuqinë blerëse të familjeve dhe për të mos lejuar varfërimin e tyre, meqenëse Qeverisë nuk po i behët vonë.

Stavileci: Trusti duhet të tërhiqet

“Kemi dhënë shumë rekomandime, edhe për ligjin e pagave, edhe për pagën minimale, edhe për trustin pensional. Ato duhet të ndodhin sa më shpejtë”, tha ai, duke përmendur rritjen e pagave, rritjen e pagës minimale mbi 300 euro dhe tërheqjen e TRUST-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat