Studiuesi i sigurisë: Evropa do të jetë stabile, kurse Ballkani më pak i rrezikuar nga lufta e krijuar nga Rusia në Ukrainë

Aktuale

Studiuesi i sigurisë: Evropa do të jetë stabile, kurse Ballkani më pak i rrezikuar nga lufta e krijuar nga Rusia në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 30 maj 2022 Në ora: 11:35
Tensionet Ukrainë - Rusi

Lufta në Ukrainë po vazhdon të mbetët e ashpër ende, edhe pse udhëheqësit botërorë po apelojnë që e njejta duhet të ndaluar.

Rusia me bombardimet e saj po arrinë të lë shumë viktima duke mos kursyer as fëmijët as gratë, përcjell “Bota sot”.

E në lidhje që një luftë tjetër mund të shpërthej në Ballkan është përfolur tashmë disa herë.

Studuesi i sigurisë, Armend Halimi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që një shpërthim i tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë.

Pasi Rusia po vazhdon të ketë vështirë të mposhtë Ukrainën dhe sipas tij Ballkani është më pak i rrezikuar.

Gjersa Rusia po thyhet nga rezistenca e Ukrainës, dhe gjersa ka qëndrime kompakte të shteteve demokratike, Evropa do të jetë stabile, kurse Ballkani më pak i rrezikuar, dhe Kosova shumë e sigurt, ngase Serbia agresive llogarit gjithherë në ndihmën e Rusisë, pa të, e ka sfidë edhe vet qëndrueshmërinë e saj, sepse do të ketë problem të mbaj brenda saj krahina apo rajone, siç është Vojvodina”, përfundoi studiuesi i sigurisë për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat