Latifi për disa muzikantë shqiptarë: Janë logjistikë e krimit të organizuar

Aktuale

Latifi për disa muzikantë shqiptarë: Janë logjistikë e krimit të organizuar

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:39
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, tha në T7 se shumica e estradës janë të përdorur nga krimi i organizuar.

Për këtë ai thotë se duhet të shikohet luksi i tyre dhe pasuria.

“Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Ksoovë sa të kenë atë pasuri.

Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat