Avokati i dorasit jep detaje të reja: Strella i ka dërguar foto të arkivolit reperit Buta 

Aktuale

Avokati i dorasit jep detaje të reja: Strella i ka dërguar foto të arkivolit reperit Buta 

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:59
Avokati i dorasit

Të shtunën pas mesnate u vra Gazmend Hyseni në Ferizaj pasi dyshohet se u gjuajt me armë zjarr nga Qëndrim Januzi, vëllai i këngëtarit të njohur Betim Januzi i njohur si Buta.

Për këtë ngjarje ka folur avokati i dorasit, i cili ka thënë se i ndjeri Hyseni i ka dërguar fotografi të arkivolit reperit Buta.

”Sipas familjarëve të të dyshuarit, i ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit në rrjete sociale reperit Buta”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria, ku i ndjeri ia ka djegur veturën vëllait të dyshuarit, pra vëllait të reperit Buta, ku vetura ka një vlerë afro 70 mijë euro, që mes tyre ka pasur thëmbime për këtë” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat